Kancelarja Angela Merkel pritet të udhëtojë në Rhineland-Palatinate pas përmbytjeve katastrofike në Gjermaninë perëndimore që shkaktuan mbi 133 viktima, një nga katastrofat natyrore më të mëdha në vend që nga Lufta e Dytë Botërore.
Kancelarja gjermane mbajti një konferencë online me Armin Lasset, kryeministrin e Nordrhein-Westfalen për të diskutuar rreth operacioneve të kërkim- shpëtimit, tha një zëdhënëse e qeverisë.
Sipas informacioneve, Merkel do të vizitojë Suld të dielën, një nga qytetet më të prekura. Kancelarja u premtoi mbështetje autoriteteve lokale.
Ndërkohë forcat e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar pas përmbytjeve masive, të cilat kanë shkaktuar më shumë se 150 viktima. Qindra rezultojnë ende të zhdukur pas përmbytjeve të mëdha në Gjermani dhe Belgjikë. s.ba/abcnews.al

