Periudhë largimesh: Sulmuesi afër Arsenalit, Chelsea me plan të qartë

schedule18:39 - 16 Korrik, 2021

schedule 18:39 - 16 Korrik, 2021

Pas Oliver Giroud është radha e Tammy Abraham për t’u larguar nga Chelsea. Sulmuesi 23-vjeçar ka përfituar pak minuta aktivizim prej momentit që në stol është ulur Thomas Tuchel.

Arsenali kërkon një qendërsulmues dhe është i interesuar për lojtarin anglez sipas raportimeve të Telegraph. Në garë për shërbimet e Abraham janë edhe Tottenham e Dortmund.

 

Tammy Abraham

“Topçinjtë” kanë shprehur interesim konkret dhe tani duhet të arrijnë marrëveshjen ekonomike me kampionët e Evropës, të cilët kërkojnë 40 milion paund për ta lënë të lirë lojtarin.

Shuma cilësohet e lartë nga Arsenali, por dy klubet kanë marrëdhënie shumë të mira, kanë kryer disa operacione mes tyre në vitet e fundit dhe ka optimizëm edhe në lidhje me Abraham. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!