Australia raporton rritje të të infektuarve pavarësisht vaksinimit

schedule15:14 - 16 Korrik, 2021

schedule 15:14 - 16 Korrik, 2021

Epidemiologët kanë shprehur shqetësimin për rritjen e numrit  të të infektuarve pavarësisht vaksinimit për shkak të përhapjes së variantit Delta. Në Uellsin e Ri Jugor, një infermiere në spitalin Westmead rezultoi pozitive pavarësisht se ishte vaksinuar plotësisht kundër Covid.

Sipas të dhënave, infermierja ishte asimptomatike. Hassan Vally, një profesor i asociuar për epidemiologji në Universitetin La Trobe, tha se megjithëse vaksinimi dhe PPE ulin rrezikun e transmetimit, ato nuk ishin të sigurta.

Epidemiologët kanë paralajmëruar për rritje të numrit të rasteve me Covid, për shkak të  ri-infektimit të personave të vaksinuar. Queensland raportoi një rast pozitiv pavarësisht vaksinimit, një punonjës në aeroportin ndërkombëtar të Brisbane.

Australia ka raportuar 31,626 raste dhe 912 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!