“Bomba” Delta, ekspertja greke: COVID-in na e sollën të rinjtë nga ishujt

schedule20:08 - 15 Korrik, 2021

schedule 20:08 - 15 Korrik, 2021

Greqia është na alarm nga rastet e reja të COVID-19 që në ditët e fundit kanë kapur shifrën e 3 mijë të infektuarve, ndërsa ekspertët 50% të shifrave ia faturojnë variantit Delta.

Ekspertja e institucionit që vendos për masat në Greqi, Vana Papaevangelou u shpreh sot se rastet janë pesëfishuar në javët e fundit. Përhapjen e shpejtë të COVID-19 ajo ua atribuoi të rinjve.

Ka shenja të përhapjes së infeksionit në të gjithë shoqërinë – përtej të rinjve – siç shohim ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme infektimin e moshave të tjera në dy javët e fundit.

Ekziston një trend në rritje në të gjitha njësitë rajonale të vendit. Shumica e infeksioneve ndodhin nga të rinjtë që kthehen nga pushimet dhe transmetojnë virusin në mjedisin e tyre familjar” tha ajo.

Papaevangelou foli për formën e re që epidemia duket se po merr në vendin fqinj, pasi sipas saj pjesa dërrmuese e të rinjve përballen me sëmundjen në shtëpi dhe jo të shtruar në spital. Zgjidhja është vetëm vaksinimi./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!