ARRSH: Deklaratat e PD-së të pavërteta

schedule18:25 - 15 Nëntor, 2018

schedule 18:25 - 15 Nëntor, 2018

Autoriteti Rrugor Shqiptar i konsideron të pavërteta deklaratat  e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për projektin e Unazës së Re. Në një deklaratë për shtyp, autoriteti thotë se Unaza e Madhe e Tiranës është konceptuar që në fillimet e saj si Autostradë – rrugë kategoria A.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, si organ më i specializuar dhe që ka financuar e menaxhuar projektet dhe ndërtimet e segmenteve të tjera të kësaj Unaze është vënë në lëvizje për këtë projekt nga kërkesa e Bashkisë Tiranë e 25 Janarit të këtij viti.

ARRSH thotë se ka ndjekur të njëjtën praktikë, siç u ndoq në kohën kur Bashkinë e Tiranës e drejtonte kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në deklaratë, ARRSH nënvizon se do të vazhdojë të jetë konsekuente në hartimin e projekteve sipas kushteve teknike, duke realizuar zgjidhje afatgjata në drejtim të zhvillimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!