PD: Lirimi i Ndokës dhe Çukos, skenar i vjetër i Edi Ramës

schedule17:17 - 15 Nëntor, 2018

schedule 17:17 - 15 Nëntor, 2018

Partia Demokratike përmes një deklarate për media e ka quajtur vendimin e gjykatës për lirimin nga burgu të dy ish-deputetëve të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko si një vendim politik të Edi Ramës.

Arrestimi me bujë, lirimi dhe më pas mbyllja e dosjes në heshtje është, sipas PD-së, skema e përdorur edhe më parë nga Rama në rastin e Saimir Tahirit. Ky vendim, vijon deklarata e selisë blu, rikonfirmon bindjen e opozitës se forca e Ligjit nuk ekziston në Shqipëri dhe se ata që blejnë vota për Edi Ramën qëndrojnë mbi ligjin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!