Sfintul Gheorghe ka sot detyrën e vështirë të përmbysë humbjen 5-2 të ndeshjes së parë në vendin tonë ndaj Partizanit. Para kësaj ndeshje foli trajneri i moldavëve, Serghei Cetobari.
“Ishte e trishtueshme që pësuam 5 gola. Nuk e di nëse do të fitojmë 3-0 sepse është shumë e vështirë, por do të bëjmë gjithçka për ta përmbysur. Partizani është skuadër e fortë, por jo aq sa për të na shënuar 5 gola.
Ishte një aksident që mund të na kushtojë shumë, por ne tanimë nuk kemi kurrfarë presioni dhe jemi gati të japim më të mirën”, tha ai.
Pas trajneri foli mesfushori Eugen Slivca: “Ne kemi besim se mund ta fitojmë këtë ndeshje, por nuk e dimë nëse fitorja do të mjaftojë për t’u kualifikuar.
Nëse shënojmë një gol shpejt, atëherë mund të tentojmë gjithçka, por duhet ta tregojë fusha se sa të zotë do të jemi. Po përballemi me një kundërshtar të fortë që ka sulm të rrezikshëm dhe duhet kujdes”, përfundoi moldavi. /abcnews.al