Orban: Për Gruevskin duhet të pyesni avokatatët e tij

schedule21:57 - 15 Nëntor, 2018

schedule 21:57 - 15 Nëntor, 2018

Kryeministri Viktor Orban nuk iu përgjigj gazetareve që e pyeten lidhur me miratimin e kërkesës së Gruevskit për azil politik në Hungari. Ndërkaq qeveria hungareze konfirmoi për mediat në vend, se nuk ka mbërritur asnjë kërkesë zyrtare nga pala maqedonase për ekstradimin e Nikolla Gruevskit.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban i është përgjigjur interesit të gazetarëve për sa i përket statusit aktual të ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski. Orban u shpreh shkurt se për këtë çështje duheshin pyetur avokatët e tij, pasi kjo është një çështje juridike.
Ndërkohë dhe qeveria e Hungarisë ka reaguar duke konfirmuar për mediat në vend se deri tani nuk ka marrë kërkesë zyrtare nga Maqedonia për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Për ekstradimin e Gruevskit duhen dokumente nga gjykata apo vendim i plotfuqishëm për përshkrimin e veprës dhe vjetërsimit të ndjekjes penale apo kryerjes dhe kërkesës së gjyqit deri te organi kompetent në shtet ku duhet të veprohet për ekstradimin. Dhe ministri i Jashtëm hungarez, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Prishtinë, u pyet nga gazetarët për këtë çështje. Ai u shpreh se kjo është çështje ligjore e jo politike dhe se u mbetet autoriteteve përkatëse të shqyrtojnë kërkesën.

Në Shkup prokuroria Themelore ka nisur hetimet për arratisjen e Nikolla Gruevskit në Hungari. Prokuroria pohon se ka dyshime të bazuara se zyrtarë të caktuar, kanë ndihmuar Gruevskin për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Nuk bëhet e ditur nëse këta persona kanë qenë agjentë policie, por kur hetimi të marrë formë, prokuroria tha se do të dalë me një deklaratë për mediat./abcnews.al