Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja kundër COVID-19. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë e cila u drejtua nga zv/kryeministri Besnik Bislimi.
Ndonëse nuk janë bërë të ditura masat që janë lehtësuar, ato janë raportuar gjatë kësaj jave në mediat në Prishtinë.
Masat kanë të bëjnë me zgjatjen e orarit të gastronomisë deri në orën 01:00, përfshirë dasmat dhe klubet e natës. Po ashtu, dasmat do të lejohen deri në 300 persona.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë sot se sipas të dhënave të IKShKP-së, në Kosovë ka situatë epidemiologjike të qëndrueshme. Ai është shprehur se masat e reja shërbejnë që situata të mbahet në kontroll. Sipas tij, vlerësim të masave do të ketë vazhdimisht.