Federata i kërkoi ndryshimin e formulës, LaLiga i përgjigjet menjëherë  

schedule13:49 - 14 Korrik, 2021

schedule 13:49 - 14 Korrik, 2021

Ditën e sotme Federata e Futbollit të Spanjës i propozoi LaLigas disa ndryshime, ku pretendoi ulja e numrit të ndeshjeve dhe luajtja e ndeshjeve në stadiume neutrale, me qëllim rritjen e interesit të tifozëve.

LaLiga është përgjigjur menjëherë dhe ka refuzuar propozimin e Federatës. Gjithçka është sqaruar në një deklaratë zyrtare, ku tregohet se LaLiga po korr sukses me formulën aktuale dhe fitimet e saj janë mjaft të mëdha.

“LaLiga nuk do e konsiderojë propozimin për të ndryshuar formatin e secilës prej kategorive të saj. Modeli aktual, struktura, ditët e ndeshjeve, oraret e tij, etj., kanë qenë sukses i madh në vitet e fundit.

Mes shumë arritjeve të tjera të ligës ne patëm rritje të spektatorëve në masën 20%, rritje eksponenciale e të drejtave tona të televizive kombëtare dhe ndërkombëtare, mes të cilave bie në sy marrëveshja me ESPN në USA. Gjithashtu ne jemi Liga e vetme nga ato kryesore, që kanë dalë me bilanc pozitiv në sezonin e parë të Covid-19.

LaLiga është e gatshme të dialogojë me Federatën për çështje të ndryshme për të përmirësuar futbollin, siç është përmirësimi i VAR, të cilin ne e kemi propozuar tashmë ditë më parë, si dhe ne një strategji të përbashkët kundër Superligës Evropiane, etj”, shkruhet ndër të tjera në deklaratën e LaLiga. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!