Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Si u bindën amerikanët të vaksinoheshin kundër Covid-19?

schedule12:03 - 14 Korrik, 2021

schedule 12:03 - 14 Korrik, 2021

Rreth një në pesë amerikanë që kanë hezituar të vaksinohen kundër Covid-19, kanë ndryshuar mendim dhe tashmë kanë marrë dozat e para, sipas një sondazhi nga Fondacioni Kaiser Family botuar në CNN.

Personat që kanë hezituar të vaksinohen kanë qenë fillimisht skeptikë rreth sigurisë edhe efektivitetit të vaksinës. Rreth 92% e personave që kanë hezituar fillimisht tashmë janë vaksinuar.  54% e  personave që ishin në pritje të dozës së dytë janë vaksinuar plotësisht dhe  24% e personave që hezituan të vaksinoheshin në janar u detyruan të vaksinoheshin.

36% e personave që vendosën të vaksinoheshin thanë se ndryshuan mendim nga të afërmit që ishin vaksinuar tashmë.   Rreth një e katërta e atyre që u vaksinuan thanë se besonin te efektiviteti i vaksinës.

Ndërsa 8% u vaksinuan për shkak të presionit nga të afërmit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!