Konfindustria shpreh shqetësimin për mungesën e plotë në projektbuxhetin 2018 të studimeve të vlefshmërise ekonomike, si domosdoshmëri për perzgjedhjen e projekteve të investimeve kapitale në interesin më të mirë publik nga Kuvendi i Shqipërisë. Përmes një njoftimi për shtyp, vlereson se mungesa e projekteve të përgatitura nga institucionet shtetërore dhe mbështetja tërësore në propozimet e “pakërkuara” të sektorit privat, krijon kushtet për vendimarrje populiste në përfitim të ngushtë politik, jep mundësinë ligjore për shpërdorim dhe korrupsion. Sipas Konfindustrisë është e papranueshme pranimi pa studim të plotë të efektivitetit ekonomik i financimit në formen PPP i projektit të Rrugës së Arbërit, pasi mobilizimi i afërsisht 300 milionë eurove janë shtim i borxhit të lartë publik të sotëm./abcnews.al
Konfindustria për Projektbuxhetin e vitit 2018
schedule15:14 - 12 Nëntor, 2017
schedule 15:14 - 12 Nëntor, 2017