Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka kët ëtë martë ka reaguar në lidhje me padinë e bërë një ditë më parë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar bëri në SPAK ndaj ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.
Xhaçka përmes një postimi në rrjetin social Tëitter shkruan se ambasadori Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve për integrimin dhe që nuk hezito të kritikojë qeverinë për gabimet.
Ndër të tjera ajo thekson se ambasadori i BE a shkuar përtej thirrjes së detyrës për të ndihmuar shqiptarët në pasojat e tërmetit 2019 dhe në trajtimin e pandemisë COVID19 dhe pasojave të saj.
“Një mik i vërtetë që ka mbështetur ?? integrimin, ndërsa nuk heziton kurrë të kritikojë qeverinë dhe politikën për gabimet e tyre. Më vjen keq për akuzat e shpifura ndaj tij. Sigurisht që Ambasadori Soreca gëzon respektin dhe mbështetjen e shumicës së popullit shqiptar.
Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një mik që ka shkuar përtej thirrjes së detyrës për të ndihmuar shqiptarët në pasojat e tërmetit 2019 dhe në trajtimin e pandemisë COVID19 dhe pasojave të saj”, shkruan Xhaçka.e.su./abcnews.al