Policia ka peshuar lëndën narkotike që u kap sot në një kontejner me banane në portin e Durrësit. Siç raporton gazetari Leonidha Musaj, bëhet fjalë për 11 kg e 650 gram kokainë.
Në kontejner u gjetën 14 pako. Sipas informacioneve, ngarkesa ishte nisur më 8 korrik nga porti i Pireut dhe ka mbërritur në Porin e Durrësit në 11 korrik. Ngarkesa me banane vinte nga Ekuadori.
Për rastin janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje dy persona. Mësohet se ata janë porositësi dhe drejtuesi i kamionit që do të merrte kontejnerin. g.v/abcnews.al