Vokshi në forumin e gruas të PPE

schedule15:08 - 12 Nëntor, 2017

schedule 15:08 - 12 Nëntor, 2017

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias, Albana Vokshi, informoi Forumin e Gruas së Partitë Popullore Europiane rreth përkeqësimit të Lirisë së Medias në Shqipëri, si një taktikë e Kryeministrit për të penguar publikimin e lidhjeve të Qeverisë së tij me organizatat kriminale. “Kryeministri i Shqipërisë po shantazhon dhe kërcënon gazetarët për të mbuluar skandalet me trafikun e drogës dhe aferat korruptive, të ministrave të rëndësishëm të Qeverisë së Tiranës”- tha Vokshi në takimin e Berlinit, ku Forumi i Grave të PPE i kërkoi Komisionit Europian të mbështesë lirinë dhe pavarësine e medias. Sipas një njoftimi për shtyp të selisë blu, Vokshi, njëherësh edhe kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas, ka nënvizuar gjatë takimit se, për të kontrolluar publikimet e skandaleve qeveritare, Kryeministri Rama po bën çdo përpjekje për të intimiduar lirinë e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!