“Është si një qenush, shumë i shkurtër”, ç’thoshte Perez për Casillas në 2006-ën

schedule14:57 - 13 Korrik, 2021

schedule 14:57 - 13 Korrik, 2021

‘El Confidencial’ ka publikuar një audio të re të një bisede nga Florentino Perez në vitin 2006, në të cilën presidenti i Real Madrid është shumë kritik ndaj Iker Casillas, portierit të ekipit të bardhë në atë kohë. Ai flet me hollësi çfarë ndodh me të, teksa prek edhe marrëdhënien e tij me ish-bashkëshorten e Casillas, Sara Carbonero.

“Është parë tashmë që portieri tjetër është më i mirë se Iker Casillas. Ej, ai është shumë i shkurtër. Gjithashtu në paraqitjet e tij mund të kuptosh lehtë kur ai shkon mirë ose keq me të dashurën. Ai është si një djalë i vogël. Është si qenush, si një kukull.

Diçka fëminore. Kam një marrëdhënie të mirë me të. Por ai është një djalë që do kishte bërë shumë mirë nëse do kishte dhënë më shumë nga vetja. Është numri 1 sigurisht sepse ka cilësi spektakolare sigurisht edhe pse i mungojnë disa centimetra. Por eja të të tregoj kur luajtëm në La Liga ndaj Barcelonës dhe fituam 4-2.

Epo, ai ishte vonë për stërvitje të premten. Ai ishte i pafat që unë qëllova të isha aty. Erdhi në stërvitje dhe ishte duke folur me të dashurën e tij. Për të qeshur. Kjo vajzë, unë nuk i besoj asaj as sa një fije floku. Ti e di çfarë ndodh, çmenden kur arrijnë famën. Kjo zoçkë mendon se është artiste filmi”, shprehej Perez. /abcnews.al