Mbetet në burg gjyqtari Shkëlqim Miri

schedule14:57 - 12 Nëntor, 2017

schedule 14:57 - 12 Nëntor, 2017

Pas një seance dy orëshe me dyer të mbyllura, me kërkesë të palëve, Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën “arrest me burg” për gjyqtarin Shkëlqim Miri. Gjykata ka pranuar si të justifikuar ndalimin dhe kontrollin e banesës së tij.
Në mbyllje të kësaj seance, avokati mbrojtës i gjyqtarit Miri, Ardian Visha deklaroi se shuma e parave, e gjetur në banesën e gjyqtarit të apelit ishte huazuar nga një i afërm i tij, për të kuruar një sëmundje të rëndë nga e cila vuan gjyqtari.
Shkëlqim Miri u arrestua të premten, pak orë pasi iu gjetën në banesë rreth 300 milionë lekë të vjetra. Prokuroria kishte marrë mandate kontrolli një ditë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi gjyqtarit i Apelit të Tiranës, ishte prej më shumë se një viti nën hetim, i dyshuar për korrupsion. Ai dyshohet të ketë marrë 20 mijë euro për të ndryshuar kualifikimin penal të një vrasjeje të ndodhur në Burrel, gati 20 vite më parë. Sipas po të njëjtave burime gjyqtari i ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje shtetasit Gentian Doda, i ekstraduar në 2012 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjyqi ndaj Dodës ishte zhilluar disa muaj më parë dhe Miri, ishte relator i çështjes./abcnews.al

 

https://youtu.be/rObkp8-NH6o

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!