Pavarësisht shifrave në rritje, Britania do të vijojë me planin e lehtësimit të masave anti-covid

schedule19:15 - 12 Korrik, 2021

schedule 19:15 - 12 Korrik, 2021

Britania e Madhe do të vijojë me planet për “Ditën e Lirisë” edhe pse numri i të infektuarve vijon të rritet dita-ditës. Lajmin e bëri të ditur kryeministri i vendit Boris Johnson.

Kjo do të thotë se që nga e hëna e ardhshme, thuajse të gjitha kufizimet anti-covid në vend do të hiqen. Por, mbetet në fuqi paralajmërimi se nëse njerëzit nuk mbajnë maska dhe nxitojnë për të kthyer direkt nëpër zyra.

Ndërsa Britania e Madhe regjistroi edhe 34,471 raste të tjera, një e katërta e të infektuarve të regjistruar në të njëjtën ditë javën e kaluar, Johnson theksoi edhe një herë se pandemia nuk ka mbaruar. Udhëzimet e reja të qeverisë britanike nënkuptojnë se qytetarëve do t’u rekomandohet që të mbajnë maska në vende të populluara dhe që çdo kthim në zyra këtë verë duhet të jetë “gradual”. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!