Greqia ka vendosur që vaksina kundër COVID-19 të jetë e detyrueshme për dy kategori, punonjësit e shëndetësisë dhe punonjësit në shtëpitë e të moshuarve. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi katër masa për pandeminë, me të parën që ishte vaksinimi i detyrueshëm i punonjësve shëndetësorë dhe punonjësve në shtëpitë e të moshuarve, me këta të fundit që nëse nuk do të pranojnë të injektojnë vaksinën do të pezullohen, ndërsa për stafin e shëndetësisë sanksionet do të publikohen në ditët në vijim.
Katër masat:
1.Vaksinimi i menjëhershëm i punonjësve në shtëpitë e të moshuarve të bëhet i detyrueshëm, e cila është kategoria më e prekshme. Ata që nuk e bëjnë këtë do të pezullohen nga puna nga 16 gushti.
2.Nga 1 shtatori, vaksinimi i detyrueshëm do të zbatohet gjithashtu për profesionistët në shëndetësi, në sektorin publik dhe privat.
3.Dispozitë e veçantë për Forcat e Armatosura. Personat e përhershëm dhe të rekrutuarit do të kenë mundësinë, por edhe stimuj, të vaksinohen në njësitë e tyre.
4.Nga e Premtja deri në fund të Gushtit, të gjitha ambientet e mbyllura, klubet e natës, baret, restorantet dhe kinematë do të jenë të hapura vetëm për të vaksinuarit.
/db/Abcnews.al