Kryeministri holandez Mark Rutte pranoi sot se kufizimet e koronavirusit u hoqën shumë herët dhe kërkoi falje për këtë vendim që është marrë, ndërkohë që incidenca u rrit në nivelet më të larta të vitit.
Të Premten e kaluar, Rutte rivendosi kufizime mbi baret, restorantet dhe klubet e natës në përpjekje për të ndaluar infeksionet, dy javë pasi shumica e masave të bllokimit të vendit u hoqën ndërsa rastet po uleshin.
“Ajo që menduam se do të ishte e mundur u provua e pamundur në praktikë,” u tha Rutte gazetarëve sot. “Ne patëm një krizë të keqe, diçka për të cilën pendohemi dhe kërkojmë falje,” shtoi ai.
Falja e tij shënon një ndryshim të rëndësishëm nga qëndrimi që pati të premten, kur ai mbrojti vazhdimisht lehtësimin e mëparshëm të kufizimeve, duke përmendur një “masë të arsyeshme” dhe duke refuzuar të pranonte përgjegjësinë për keqmenaxhim të mundshëm nga qeveria e tij.
Rastet e koronavirusit në Holandë janë rritur ditët e fundit në nivelet më të larta të vitit 2021 pas vendimit për të hapur plotësisht baret, restorantet dhe klube të natës dy javë më parë. g.v/abcnews.al