Giorgio Chiellini, kapiteni i kombëtares “Axurre”, ka qenë i pranishëm sot krah presidentit të Italisë, Sergio Mattarella. Qendërmbrojtësi e ka falënderuar presidentin për praninë në finale, ndërkohë që triumfin në EURO 2020 ua dedikon gjithë italianëve dhe në veçanti Davide Astorit, mbrojtësit të Fiorentinës dhe Italisë që u nda nga jeta para pak vitesh.
“I dashur president, më lejoni t’ju falënderoj në emrin tim dhe në emër të ekipit, pasi prania juaj ishte një gjest shumë i rëndësishëm. Ne do të donim t’ua kushtonim fitoren juve dhe miliona italianëve në botë që kurrë nuk na kanë lënë të ndihemi vetëm, duke na shoqëruar kudo.
Ne ia kushtojmë këtë fitore Davide Astorit, do kishim dashur të ishte edhe ai me ne. Ai është gjithmonë i pranishëm në mendimet dhe zemrat e atyre që e njohur. Ky është një grup që kurrë nuk e ka humbur zemrën edhe në vështirësi, që e ka vendosur interesin e ekipit para interesit personal.
Nëse jemi këtu nuk është vetëm prej një goli më tepër të shënuar apo një penalltie, por sepse e kemi transformuar marrëdhënien tonë në një miqësi, në një nga ndjenjat më të bukura në jetë.
Matteo Berretini, javët e fundit na bëtë të ëndërrojmë! Ne brohoritëm sikur të ishit bashkëlojtari ynë. Mos u ndal. Kjo lidhje na bëri të ndjehemi si vëllezër të Italisë, të gatshëm për të bërë gjithçka për vendin që duam”, u shpreh Chiellini. /abcnews.al