Gjykata vendos për fatin e 9 zyrtarëve të arrestuar për tenderin e uniformave të policisë

schedule16:31 - 12 Korrik, 2021

schedule 16:31 - 12 Korrik, 2021

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pasi dëgjoi palët ka pranuar kërkesën e SPAK duke lënë në fuqi masat e caktuara ndaj 9 zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, tetë në burg dhe një arrest shtëpie.

Lexo edhe:  328€ një kapele, kush ishte inxhinierja që nuk pranoi të firmoste tenderin abuziv në MB

Ish-drejtoresha e agjencisë së blerjeve të përqendruara, Edlira Naqellari së bashku me zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme janë lënë pas hekurave, ndërsa e vetmja që do të vijojë që të hetohet jashtë qelisë, pra “arrest shtëpie” është Anisa Bogdani me argumentin se duhet të kujdeset për fëmijën e mitur.

“ABC” zbuloi sot nga hetimet që ka kryer SPAK se në dosjen për ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme që firmosën tenderin për uniformat e policisë janë bashkuar edhe dy tendera të tjerë abuzive. I pari është për furnizimin e një sasie mishi, ndërsa tjetri për shërbimin e lavanderisë në Policinë e Shtetit, ku prokurorët e SPAK dyshojnë se janë kryer abuzime nga i njëjti grup personash.

Vendimi i gjykatës

Arrest me burg
Edlira Naqellari
Flutura Çerkezi
Ani Omuri
Kleviz Hasani
Kreshnik Bejkaj
Fatmir Femneri
Mariglen Buxali
Gëzim Mingaj

Arrest shtëpie
Anisa Bogdani

Grupin e “zbërtheu” një zyrtare e policisë së shtetit. Inxhinierja tekstile në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aurora Mulla nuk e ka firmosur tenderin. Aurora Mulla ka rrëfyer se çmimet e uniformave dhe këpucëve për policinë u rritën pasi u ndryshuan specifikimet teknike./ db/Abcnews.al