Boris Johnson ishte përgatitur të festonte fitimin e Euro 2020, turne që Anglia nuk e ka fituar kurrë, por Italia triumfoi nga goditjet e penalltive në finalen e “Wembley” dhe kupa u nis për Romë.
Zhgënjim i madh në kampin anglez, teksa tifozët kanë shpërthyer ndaj treshes Rashford, Sancho dhe Saka, të cilët dështuan përballë Gigio Donnarumma nga pika e bardhë.
This England team deserve to be lauded as heroes, not racially abused on social media.
Those responsible for this appalling abuse should be ashamed of themselves.
— Boris Johnson (@BorisJohnson) July 12, 2021
Ofendimet raciste ndaj tre lojtarëve të rinj të ekipit të Gareth Southgate, nuk i kanë pëlqyer aspak kryeministrit të Anglisë, i cili ka reaguar me anë të një postimi në Twitter.
“Skuadra jonë meriton të lavdërohet si heronj dhe mos të abuzohet me komente raciste në rrjetet sociale. Personat përgjegjës për këtë abuzim të tmerrshëm duhet të kenë turp nga vetja“, shkruan Johnson. /abcnews.al