Qeveria e Australisë ka shkaktuar reagime të forta pas një spoti të publikuar në rrjetet sociale, përmes të cilit i bëhet thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
Në spot duket një vajzë që ka probleme të mëdha me frymëmarrjen, ndërsa në fund jepet mesazhi se koronavirusi mund të kapë këdo, prandaj edhe duhet që secili të vaksinohet.
WARNING: Here is the GRAPHIC Australian Government #COVID19 ad to run in Sydney. #COVID19nsw pic.twitter.com/6IXgBy7miw
— Karen Barlow (@KJBar) July 11, 2021
Skena është mjaft frikësuse dhe pikërisht ky fakt ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, ku mjaft prej personazheve të njohur janë shprehur se qytetarët duan të vaksinohen, por në fakt është qeveria ajo që nuk ka siguruar dozat dhe shpejtësinë e nevojshme për menaxhimin e të gjithë procesit. /abcnews.al
Completely offensive to run an ad like this when Australians in this age group are still waiting for their bloody vaccinations. https://t.co/4xF5hZAkqp
— Hugh Riminton (@hughriminton) July 11, 2021


