Një 49 vjeçar është gjetur i pajetë këtë të hënë në Vlorë.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues në Korçë, është gjetur pa shenja jete në shezlong, plazh në Radhimë.
Paraprakisht dyshohet se 49 vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale
“Sot, rreth orës 12:35, në plazh, Radhimë, është gjetur pa shenja jete në shezlong, shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al