Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prej një jave i zhdukur, flet mbesa e Agim Shehut i humbur në malet e Librazhdit

schedule12:02 - 12 Korrik, 2021

schedule 12:02 - 12 Korrik, 2021

Prej një jave Agim Shehu ka ndërprerë kontaktet me familjarët e tij.

Shehu nga Kostenja, e Librazhdit ka qenë “Lugu  Desë ” Martanesh, por nuk dihet asgjë për fatin e tij, dhe kur e kanë kërkuar banorët e fshatit në pyll kanë gjetur vetëm   motorsharrën që ai përdorte për të prerë dru.

Në një komunikim telefonik për abcnews.al mbesa e tij, Silvana Shehu ka bërë me dije se  i afërmi i saj ka shkuar si çdo ditë në punë për të prerë drutë por kur personi përgjegjës për të marrë ngarkesën e druve nuk e ka gjetur në vendin e punës.

Që nga ai moment,sipas mbesës së tij nuk dihet asgjë në lidhje me fatin e tij.

Punonte më pyjet e Martaneshit dhe flinte në Teqen e martaneshit, ku edhe gatuante si guzhinier . Punën e kishte larg nga teqja dhe Kostenja. Ka përgatitur drutë e zjarrit për ti shitur. Kur ka shkuar personi të marri drutë nuk e ka gjetur,dhe ju ka telefonuar familjarëve. Nga ai moment kanë filluar kërkimet nga familjarët, më pas kanë lajmëruar policinë”, ka thënë mbesa e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!