Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Euro 2020” bashkon Duan dhe Ritën, artistet shprehen krenare për Anglinë pavarësisht humbjes

schedule12:16 - 12 Korrik, 2021

schedule 12:16 - 12 Korrik, 2021

Rita Ora dhe Dua Lipa kanë reaguar pas humbjes së mbrëmshme të Anglisë përballë Italisë në “Euro 2020”. Megjithëse ekipi anglez nuk arriti ta çonte kupën e fitores në shtëpi, ata janë shprehur krenare për lojën që kanë bërë djemtë.

Rita ka publikuar një foto, krahas së cilës ka shkruar: “Akoma krenare. Ishte një nder t’ju shikoja duke luajtur. Faleminderit, më falni rpër rëmujën pasi po punoja në të njëjtën kohë …. ose po përpiqesha!”. Ndërsa Dua, në një postim në Instastory shkruan:

“Të gjithë djemtë na bënë kaq krenarë! Bravo për një lojë kaq të mrekullueshme! Ne ju duam Angli, ne do ta sjellim atë në shtëpi mjaft shpejt.” Kujtojmë që dy artistet shqiptare me famë botërore nuk gëzojnë një raport të mirë me njëra-tjetrën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!