Australia ka konfirmuar viktimën e parë të Covid gjatë 2021, ndërsa autoritetet në shtetin e Uellsit të Ri Jugor po përpiqen të mbajnë në kontroll përhapjen e variantit Delta. Viktima është një 90 vjeçare, e cila humbi jetën disa orë pasi rezultoi pozitive për Covid.
Të dielën, vendi regjistroi 33 raste, ndërsa Sidnei ka hyrë në javën e tretë të bllokimit.
Austrialia ka regjistruar 31,000 raste dhe 911 viktima që nga fillimi i pandemisë. Përhapja e fushatës së vaksinimit, megjithatë, ka qenë e ngadaltë për shkak të kufizimeve të furnizimit dhe hezitimit për tu vaksinuar me AstraZeneca.
Vaksinat tani janë në dispozicion vetëm për personat mbi 40 vjeç dhe grupet më të rrezikuara. Personat e shtruar në spital, janë të moshës nën 35 vjeç dhe më shumë se tre të katërtat e pacientëve nuk kanë marrë asnjë dozë, sipas një deklaratë të autoriteteve shëndetësore./abcnews.al

