Italia dhe Anglia vazhdojnë ta luajnë finalen edhe pse 90 minutat janë mbyllur. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1 dhe tashmë do duhet të paktën shtesa prej 30 minutash për të vendosur fituesin.
Ndeshja nisi me golin e Luke Shaw në minutën 2, me yllin e United që shënoi një nga golat më të veçantë të Europianëve. Më pas Italia mori gjithë terrenin e fushës dhe kërkoi barazimin.
Në pjesën e parë nuk rrezikoi, por këtë e bëri në të dytën. Chiesa ishte fillimisht i frikshëm për Anglinë, por më pas golin e shënoi një mbrojtës, Leonardo Bonucci.
https://streamable.com/w7vbm4
Edhe pas golit Italia e dominoi Anglinë dhe rrezikoi sërish, por pa raste flagrante. Kuipers dha 6 minuta shtesë, por gol nuk kishte dhe shtesat do duhet të luhen, ndoshta edhe penalltitë. /abcnews.al