Anglia dhe Italia sfidojnë njëra-tjetrën pas pak orësh, por atmosfera jashtë “Wembley” është aq e zjarrtë, madje mund të themi edhe e çmendur.
“Tre Luanët” kthehen pas 55 vitesh në një finale dhe luajnë finalen e parë të Europianit dhe këto dy statistika tregojnë qartë gëzimin e tifozëve ishullorë.
Por ka nga ata, që në një këndvështrim të caktuar mund të themi se e teprojnë. Një foto e një tifozi anglez është bërë më shumë se virale në rrjetet sociale.
Ai shihet të “ngecë” një flakadan në prapanicën e tij të zhveshur. Një episod që është përhapur me shpejtësi të rrufeshme dhe ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale. /abcnews.al