Një 34-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Shehaj të Mirditës, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, teksa punonte për shtrimin e një kabllori për llogari të një kompanie.
Mësohet viktimë ka mbetur A.D.,34 vjeç, banues në Prosek, Mirditë.
Nga shërbimet e Policisë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë administratori i kompanisë shtetasi F.R.,34 vjeç, banues në Rreshen, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj, Mirditë dyshohet se duke punuar për shtrimin e kabllorit, për llogari të një kompanie ,ka rënë në kontakt me rrymen elektrike shtetasi A.D.,34 vjeç, banues në Prosek, Mirditë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Nga shërbimet e Policisë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë administratori i kompanisë shtetasi F.R.,34 vjeç, banues në Rreshen, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. e.l/abcnews.al/