Pamje të trishta vijnë nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Tepelenë, ku mbeti i lënduar drejtuesi i automjetit 46-vjeçari Maksi Hebeja.
Nga pamjet shihet automjeti i cili ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Lexo edhe: Makina del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi
Në automjet me 46-vjeçarin ndodheshin edhe familjarët e tij të cilët kanë shpëtuar mrekullisht. Qytetarë të rastit janë ofruar dhe i kanë dhënë ndihmën e shpejtë 46-vjeçarit dhe familjarëve, duke u përpjekur t’i qetësojnë. “Jeni shumë mirë qetësohuni”, dëgjohet të thotë një qytetare teksa përpiqet t’i ndihmojë të lënduarit.
Gjithashtu edhe ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa u ka dhënë ndihmën e shpejtë të lënduarve.
Sakaq dyshohet se shkak për aksidentin mund të jetë bërë përgjumja e drejtuesit të automjetit./abcnews.al/