Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Provokacija/ Tarifa: Përveç Kadaresë zor se më pëlqen tjetër autor shqiptar

schedule20:40 - 13 Nëntor, 2018

schedule 20:40 - 13 Nëntor, 2018

I ftuari i parë në puntatën e sotme të emisionit “Provokacija” nga Mustafa Nano ishte Fatos Tarifa, rektor i Universitetit të New York-ut në Tiranë. I ftuar për të bërë një bisedë për natyrën intime në kuptimin elegant të fjalës, për librat që profesori ka në bibliotekën e tij personale në shtëpi. Sipas Tarifas, kjo është një bisedë më interesante se sa politika e sotme.


“Di që jam lindur me libra në shtëpi dhe i jam mirënjohës nënës sime në radhë të parë, në kushtet e atëhershme kishim një raft me libra. Mbaj mend që prej nënës kam marrë të lexoj një roman 2 vëllimësh të James Aldridge “Diplomati” për Luftën e Dytë Botërore, nga im vëlla kam marrë librat e Zhyl Vernit. Këto kanë qenë romanet e para që më kanë nxitur dhe tërhequr për të lexuar më shumë gjatë gjithë jetës.”

Tarifa tregoi se si e kishte ndërtuar bibliotekën e tij personale që kishte në shtëpi.



“Unë zor se kam në shtëpi ndonjë libër nga ata të prindërve të mi. Koha e gjatë, transferimet e mia të herë pas hershme nga përtej oqeanit, kanë bërë që të ndërtoj një bibliotekë të re. Nuk kam asnjë nga librat e mëparshëm. Ndoshta ata mund të gjenden tek njëra prej motrave të mia, është një bibliotekë e tërë e ngritur nga unë në kursin e 30 viteve të fundit.”

Pyetjes se nëse një ditë do të kthehej në shtëpi dhe bibliotekën e tij nuk do e gjente aty, ai u përgjigj:

“Nuk do të ishtë më shtëpia ime.”

Tarifa tregoi gjithashtu dhe për marrëdhënien e tij fizike me librin. Sipas tij është më e përshtatshme që në avion të lexosh më shumë libra në gjendje fizike se sa elektronike.

“Ai që shkruan dhe vetë, ka dëshirë ta ketë librin në dorë dhe jo në një ekran të vogël e paisje elektronike. Lexoj fundjavave, përgjithësisht në punë. Në çantë mbaj gjithmone 1 ose 2 libra.”

Profesori tregoi marrëdhëniet e tij me kategoritë e ndryshme të librave dhe përse në bibliotekën e tij librat në gjuhën shqipe janë në pakicë.

“Është çështje standartesh. Pasi lexon klasikët e letërsisë ruse e franceze pastaj i krahason të gjithë me standartin e tyre. Nëse është poshtë atij standarti nuk lexon më. Përveç Kadaresë, zor se më pëlqen ndonjë autor tjetër. Ndërsa studimet i lexoj sepse më duhet të merrem me to.”

Sipas tij, autorët që nuk duhet të mungojnë në bibliotekën e çdo personi janë: Darwin, Ainstein, Russell, Marks dhe Froyd. 5 autorë atesistë që jo rastësisht janë në listën e tij.

“Nga Darwin mësojmë nga vijmë, nga Marksi mësojmë të kuptojmë shoqërinë e sotme, nga Frojdi mësojmë të kuptojmë se kush jemi, nga Rasëlli botën në të cilën jetojmë, ndërsa nga Ajnshtajni këtë kozmus në të cilin jemi pjesë. ”

Tarifa tregoi dhe librin e tij më të keq që ka lexuar ndonjëherë.

“Libri i keq ka qenë një libri që s’ka qenë i mirë. Ka pasur shumë të tillë, i le zakonisht pa i përfunduar. Një libër artistik që po lexoja pak kohë më parë, “Aliu dhe Nino” e lexova në anglisht brenda natës. Më thanë që është edhe në shqip, por nuk do e kisha lexuar pasi nuk do të ishtë përkthim i mirë.”

Sipas tij, biblioteka përbëhej përgjithësisht nga libra jo shumë të vjetër.

“Kam libra të vjetër të botuar vitë më parë, por janë ribotime jo antikuarë. Një libër mjafton të jetë një ribotim që shërben për punë dhe e bën punën e vet. Nuk jam pas librave të vjetër. Librin tim e vendos në bibliotekë bashkë me të tjerët sepse është një kopje arkive. Tani po merrem me nja 2-3 projekte, duhet të dali pas një jave nga shtypi vëllimi i 3 i polemikave të mia “Carpe Diem”. Pritet dhe një polemikë tjetër pas dy vitesh dhe nuk do merrem më pas tij. Është një zhanër që nuk e kuptojnë shumë.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!