Ka reaguar Partia Demokratike pas këtij vendimi. Në një deklaratë për shtyp thuhet se Shullazi i arrestuar vetëm falë denoncimit dhe betejës së pandërprerë të PD-së, si dhe mbështetjes së SHBA-së.
Sipas selisë blu, dënimi do ishte shumë më i rëndë nëse Shullazi nuk do kishte mbështetjen e qeverisë, për krime të tjera të rënda, që janë lënë pa zbuluar, pasi policia dhe drejtësia kanë mbyllur sytë.
Në deklaratën e PD-së thuhet se dënimi i bandës së Shullazit është një betejë ende e pafituar plotësisht, pasi pas hekurave duhet të jetë edhe deputeti i PS Jurgis Çyrbja, për të cilin ka përgjime të prokurorisë se informonte këtë grup për hetimet ndaj tij./abcnews.al