“Futbolli po shkon në shtëpi”, është shprehja që na ka shoqëruar prej javësh tashmë. Kjo frazë sigurisht ka dalë nga anglezët, që në fakt janë shpikësit e futbollit dhe e cilësojnë vendin tyre si shtëpinë e asaj loje.
Dje në qiellin e Londrës disa avionë luftarakë formuan të njëjtën shprehje, por sot vjen një “diss” mjaft i bujshëm. Tifozët e Cardiff City, nga Uellsi janë me Italinë në finale dhe këtë e tregojnë qartë me koret e tyre.
Gjatë një marshimi për të parë skuadrën e tyre në një miqësore tifozët këndojnë vargun: “Futbolli po shkon në Romë”. Një episod, që sigurisht është marrë me të qeshura edhe nga italianët, të cilëve me siguri u pëlqen shumë kjo shprehje. /abcnews.al

