Mauricio Sarri mori drejtimin e Lazios këtë verë dhe tani ka marrë edhe frenat e merkatos. Trajneri së fundmi ka folur për qendërsulmuesit dhe ka vënë në dyshim të ardhmen e Muriqit në Romë. Sarri shprehet se në skuadër ka vend vetëm për 2 qendërsulmues.
Aktualisht janë tre: Vedat Muriqi, Felipe Caicedo dhe Ciro Immobile. Dardani është paraqitur më dobët nga të tre sezonin e shkuar dhe ai shihet si më i mundshmi për t’u larguar. “Nëse na lejojnë të luajmë më 12 lojtarë, atëherë do të aktivizoj dy qendërsulmues (qesh).
Kur Lazio erdhi të negociojë me mua për të drejtuar këtë skuadër, jemi marrë vesh që ishte nevoja të ndryshonim disa lojtarë. Në skuadër ka vend për dy qendërsulmues, do të shohim çfarë do ndodhë në merkaton e verës”, tha Sarri. /abcnews.al