Studimi italian: Vaksinimi me të dyja dozat mbron 100% nga infektimi me Covid-19

schedule15:28 - 10 Korrik, 2021

schedule 15:28 - 10 Korrik, 2021

Të dhënat e reja nga Instituti i Shëndetësisë italiane tregojnë se vaksinat kundër koronavirusit sigurojnë mbrojtje kundër rasteve të rënda  dhe praktikisht eliminojnë rrezikun e vdekjes.

Më konkretisht, ky hulumtim përfshin të dhëna nga data 21 qershor deri më 4 korrik. Sipas të dhënave të institutit,  pas marrjes së dy dozave, ne jemi të mbrojtur deri në 80% nga infeksioni dhe 100% nga simptomat më të rënda, pavarësisht moshës.

“Këto të dhëna, të cilat konfirmojnë një sërë studimesh të mëparshme ndërkombëtare, tregojnë se vaksinat janë shumë efektive në parandalimin e simptomave më të rënda të sëmundjes – por pas marrjes së dy dozave dhe gjithashtu janë efektive në parandalimin e infeksionit , “tha Silvio Bruzafero, kreu i Institutit të Italian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!