Ditari i adoleshentes hebreje, Ana Frank, prek për herë të parë skenën në teatrin e Metropolit me regji të Armela Demaj. Roli kryesor interpretohet me mjaft sukses nga gjimnazistja 15-vjeçare Vanesa Guri.
Edhe pse 8 personazhet detyrohen të bashkëjetojnë në izolim dhe mjerim për të shpëtuar nga kampet famëkeqe, në një papafingo prej 100 metrash katrorë. Ata krijojnë bulëza jetë, siç është filli i dashurisë mes dy të rinjve.
Armela Demaj, regjisore: “Në fakt këto janë personazhe shumë të zakontë, por të vënë në rrethana shtypjeje, izolimi, frike dhe faktikisht dëshmia që Ana ka lënë pas i ka shëndrruar ata në personazhe të jashtëzakonshëm. Përgjithësisht ajo që ndodh shpesh është se kur përmendet ditari i Ana Frankut, përgjithësisht njerëzit kanë në memorien e tyre një gjë të trishtë, të zymtë, të errët dhe unë kësaj kam dashur ti shpëtoj. Madje në skenën e dytë ka dhe momente humori. Sepse karaktërët janë të ndryshëm dhe situatat që ndërtohen janë të tilla që ka dhe të qeshura.”
Personazhi kryesor ai Anës jetësohet nga një vajzë 15 vjeç, e cila ka patur përvoja aktrimi në gjimnazin e saj, por në fakt gjetja e saj është mjaft e goditur, pasi solli Anën e vërtetë me dëshirat dhe preokopimet e moshës.
“Tek Vanesa unë pashë elemente shumë të mira teknik, skenik, jetësor. E kishte lexuar, e njihte personazhin, e donte personazhin, e njihte historinë. Kështu që kur unë pashë këto tipare tek Vanesa, qoftë aktoriale, qoftë edhe ndjesore dhe qasja që ajo kishte ndaj historisë, mendova që ishtë një risk që ia vlente të merrej dhe nuk jam bërë në asnjë moment pishman.”
Megjithëse Vanesa Guri ka shumë pika të përbashkëta me kryepersonazhin, ajo dëshiron që të përcjellë tek spektatori Ana Frank dhe jo vetën e saj.
Vanesa Guri, aktore: “Unë dhe Ana kishim goxha gjëra të përbashkëta, përshtateshim shumë, sigurisht që kam marrë edhe nga uni im, por unë përpiqem që të jap Anën dhe jo Vanesën në të vërtetë, përpiqem që të përcjell të gjithë historinë e Anës.”
Por mesazhi kryesor i kesaj pjesë është shpresa dhe ngazëllim i jetës edhe në momente ekstreme.
“Pjesa më e vështirë ishte që spketatori ta kuptonte se në çfarë kushtesh po jetonim të gjithë brenda. Në një papafingo për dy vite. Duke ndenjur në heshtje me orar, duke ngrënë me orar, duke marrë frymë me orar. Kjo ishte pjesa më e vështirë e të gjithë shfaqjes. Të gjithë kemi në jetë ato momentet e trishtadhe po mendoja që Ana gjeti fijen e shpresës aty ku nuk shihej shpresëdhe në pikat që nuk do të mendoheshin kurrë se ajo do të mund të jetonte edhe kur e përcollën për tek kampi i përqëndrimit ishte shumë e lumtur sepse më në fund doli jashtë.”
Ditari i Anne Frank është përkthyer në 70 gjuhë. Ajo vdiq nga një sëmundje në një kamp nazist, vitin kur përfundoi lufta. Babai, i vetmi pjesëtar i familjes që mbijetoi, publikoi ditarin e saj në 1947. Në këtë shfaqje nterpretojnë: Myzafer Zifla, Klea Konomi, Vanesa Guri, Ketjona Pecnikaj, Bruno Shllaku, Marjana Kondi, Roerd Toçe, Marius Dhrami, Edvin Mustafa, Paola Xhafa, Sara Koçi, Sedmir Memia, Stivi Osmanaj, Mario Bali, Dinorah Beqiraj, Ezra Vogli, Valdano Bajram./abcnews.al