Dy persona janë vënë në pranga në Korçë pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tyre.
Mësohet se të arrestuarit janë G. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Çërravë dhe K. K., 44 vjeç, banues në Bilisht, Devoll. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë për veprime të mëtejshme. sb/abcnews.al/