Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Më grabitën 850 mijë euro”, 55-vjeçarja ruse mashtron në Greqi, e pëson nga policia

schedule20:06 - 9 Korrik, 2021

schedule 20:06 - 9 Korrik, 2021

Një hetim për falsifikim dhe dëshmi të rreme ka nisur në Greqi ndaj një 55-vjeçareje ruse, e cila raportoi se kishte rënë pre e një grabitje ku i kishin marrë një shumë prej 850 mijë eurove nga kasaforta e shtëpisë në një kompleks luksoz banimi, jashtë Heraklion.

Sipas policisë, ankesa ishte e dyshimtë dhe “e butë”. Mbi të gjitha policia tha që në fillim se diçka nuk ishte në rregull pasi shumë gjëra nuk përputheshin me ato që raportoi 55-vjeçarja.

Për shembull, ajo pretendoi se kishte vendosur gati 850,000 në një kasafortë ndërsa ishte në Rusi për shkak të Covid! Kujtohet se disa ditë pas denoncimit për vjedhjen, 55-vjeçarja ishte nisur për në vendin e saj.



Pas hetimeve rezultoi se 55-vjeçarja kishte bërë një kallëzim të rrem. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!