Kur Cristiano Ronaldo hoqi dy shishe Coca -Cola nga tavolina gjatë një konference për shtyp, duke inkurajuar njerëzit në njëfarë mënyrë të pinë më shumë ujë, kompania e pijes u tha se humbi 4 miliardë dollarë.
Kështu, futbollisti portugez demonstroi në mënyrë përsosur fuqinë masive që ai dhe të famshëm si ai kanë mbi opinionin publik.
Ronaldo sigurisht që e di peshën e ndikimit të tij tek njerëzit e thjeshtë dhe në të vërtetë fiton nga influenca në shumë mënyra, duke përfshirë postimet e sponsorizuara për mbi 300 milion ndjekësit e tij në Instagram.
Sipas analizës nga platforma e marketingut të mediave sociale Hopper HQ, Ronaldo fiton më shumë nga çdo ndikues tjetër në Instagram për postin e sponsorizuar. Bëhet fjalë për një mesatare prej 1.6 milion dollarë çdo herë.
Sipas të dhënave të publikuara, shumë të famshëm në botë kanë ndikim të jashtëzakonshëm tek ndjekësit dhe në këtë mënyrë gjenerojnë të ardhura të mëdha nga ky rrjet social. g.v/abcnews.al