10 vite në total dhe historia e Diego Simeone te Atletico Madrid do ta vazhdojë sërish, pasi ditën e sotme është konfirmuar nga klubi spanjoll se marrëveshja mes palëve është zgjatur deri më 30 qershor 2024.
Klubi madrilen thekson që po përjeton periudhën më të suksesshme të klubit me Simeone në stol, ndërkohë që vë në dukje edhe shifrat e argjentinasit, i cili është trajneri me më shumë trofe (8) dhe ndeshje (316) në historinë e Atletico.
Simeone and his coaching staff sign contract extensions until 2024.
What a way to start the season! ? pic.twitter.com/V6uD5R58x9
— Atlético de Madrid (@atletienglish) July 8, 2021
Veç Simeones, kontrata e reja kanë nënshkruar edhe stafi i tij, duke nisur me Óscar Ortega për të vijuar me Pablo Vercellone, Nelson Vivas dhe Hernán Bonvinvini.
Simeone, pas kësaj kontrate, do të bëhet trajneri me më shumë sezone radhazi në krye të një ekipi në LaLiga. Për të ky do të jetë kampionati i 11-të në krye të Atletico Madrid. /abcnews.al