Esat Mala është zyrtarisht lojtar i Giresunspor në Turqi. Mesfushori u largua nga Partizani, që do të përfitojë nga taksë e formimit rreth 100 mijë euro dhe do të mbajë 10 për qind të kartonit.
Giresunspor vetëm sot e ka zyrtarizuar, edhe pse Mala kishte disa ditë që kishte dalë në stërvitje me ta. Futbollisti, në rrjetet sociale ka bërë edhe një falënderim për Partizanin.
“Miq të dashur, me këtë post dua të ju njoftoj që nuk do jem më pjesë e Partizanit, dua të falënderoj FK Partizani për mundësinë që më dha dhe kohën që kam kaluar në këto vite.
Falënderoj gjithë stafin drejtues, stafin teknik, trajnerët dhe çunat që kam punuar gjithë këto vite, të cilët më kanë ndihmuar të rritem si lojtar dhe si njeri. Një falënderim gjithashtu i veçantë për tifozerinë Ultras Guerrils, për mbështetjen në çdo moment”. / abcnews.al