Gjermania regjistron 970 raste të reja me Covid dhe 31 viktima në 24 orë

schedule16:44 - 8 Korrik, 2021

schedule 16:44 - 8 Korrik, 2021

Gjermania ka regjistruar 970 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje që qytetarët të tregohen vigjilentë dhe të respektojnë masa.

Lexo edhe: OBSH: Është shumë shpejt për t’i hequr kufizimet kundër Covid-19

Ndërkohë brenda 24 orëve 31 pacientë me Covid humbën jetën nga kjo sëmundje e rëndë.

Sakaq Instituti i Robert Koch njofton se numri i të prekurve që ka fillimi i pandemisë ka arritur në 3, 733, 519 persona.

Kujtojmë se Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qeverive të mos lehtësojnë masat kundër koronavirusit, pasi Europa po përballet më një numër të lartë rastesh, kjo për shkak edhe të variantit Delta. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!