Britania ka shënuar mbi 30,000 raste me Covid për herë të parë që nga janari, sipas shifrave zyrtare.
Vendi regjistroi 32,548 raste dhe 33 viktima në 24 orë. Nga ana tjetër, kryeministri Boris Johnson ka mbrojtur qasjen e qeverisë për të lehtësuar masat kundër Covid.
Kryeministri është zotuar të heqë shumicën e masave në 19 korrik. Kjo do të thotë se qeveria britanike tani është e përgatitur për rritje të rasteve të koronavirusit, ndoshta rreth 100,000 në ditë, pasi të gjitha kufizimet të hiqen.
Qeveria ka deklaruar gjithashtu se njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar nuk do të duhet të izolohen nëse kanë pasur kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv duke filluar nga 16 gushti.
Britania ka regjistruar 4,990,916 raste dhe 128,301 viktima që nga fillimi i pandemisë. s.ba/abcnews.al