Disa video të shpërndara në rrjet disa ditë më parë nga Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele krijuan polemika të mëdha. Dy lojtarët ofensivë të Francës dhe Barcelonës po talleshin me personat me origjinë aziatike.
Edhe pse të dy kërkuan falje, deklaruan se nuk janë racistë dhe pretenduan se ishin keqkuptuar. Gjithsesi fjalët nuk mjaftuan dhe në Japoni akoma nuk u ka rënë inati me videot e futbollistëve.
Konami, kompania e famshme japoneze e lojërave elektronike, ka vendosur të shkarkojë sulmuesin 30-vjeçar nga detyra e ambasodorit.
Ousmane Dembele and Antoine Griezmann were caught on camera suspected of being racist towards Asians ??? pic.twitter.com/2tFRSMfj1I
— FOOTBALLFANSSTUFF (@officialffsnews) July 2, 2021
Ky i fundit u shpall zyrtarisht kohët e fundit si ambasadori i lojës me letra Yu-Gi-Oh!, në pronësi të markës japoneze. “Konami Digital Entertainment beson, siç është edhe filozofia e sportit, që diskriminimi i çdo lloj forme është i papranueshëm.
Më parë ne kishim shpallur Antoine Griezmann si ambasadorin e Yu-Gi-Oh! Sidoqoftë, në dritën e ngjarjeve të fundit, ne kemi vendosur për të anuluar kontratën me lojtarin.
Lidhur me ekskluzivitetin tonë në eFootball PES, ne do t’i kërkojmë Barcelonës, si një klub, të shpjegojë detajet e kësaj ngjarje dhe veprimet e tyre të ardhshme“, lexohet në komunikatën zyrtare të Konamit. /abcnews.al