Donnarumma i priti penalltinë, Morata: Kjo Spanjë nuk e meritonte, jam krenar!

schedule12:39 - 7 Korrik, 2021

schedule 12:39 - 7 Korrik, 2021

Alvaro Morata humbi një nga penalltitë e Spanjës në gjysmëfinalen e EURO 2020 kundër Italisë. Sulmuesi, i cili luan në Serie A me Juventusin, ka reaguar përmes rrjeteve sociale për eliminimin.

“Ky grup meritonte më shumë, si e gjithë Spanja. Ishte ëndrra juaj dhe ëndrra jonë, unë vetëm mund të them që jam krenar që kam qenë pjesë e këtij grupi. Faleminderit të gjithëve që besuan te ne. Futbolli mund të jetë i ashpër ndonjëherë, forca Spanjë”, shkruan Morata.

Në mbrojtje të sulmuesi ka dalë edhe trajneri Luis Enrique, i cili pas ndeshjes mbrëmë u shpreh: “Morata ka pasur një problem muskulor në aduktor, por sërish donte ta gjuante penalltinë. Kjo do të thotë shumë për personalitetin e tij.

Ai ka qenë gjigant për ne në këtë turne. Ai është përballur me disa situata të vështira në mënyrë të shkëlqyer. Alvaro i hapi shumë punë Italisë dhe shënoi një gol”. / abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Álvaro Morata (@alvaromorata)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!