Një ngjarje e ndodhur në Filipine ka bërë xhiron e botës në internet. Një qen i lënë vetëm në shtëpi nga familja e tij e nisur për udhëtim, ka marrë autobusin dhe i ka arritur ata.
Hipën në autobus dhe ulet, duke shkaktuar të qeshurat e pasagjerëve që pyesin se i kujt është ai qen i zi, pa biletë dhe mbi të gjitha ku po shkon. Deri në zbulimin e misterit, disa çaste më pas, menjëherë në semaforin tjetër, kur autobusi i afrohet një automjeti të mbushur me njerëz dhe nga atje dëgjohet një thirrje: “Vince”.
Është pikërisht ai, Vince, qeni i zi, i cili u la i vetëm në shtëpi nga familja e tij, e nisur për një udhëtim dhe që mori autobusin dhe i arriti ata, mes mosbesimit të atyre që ishin prezent dhe sidomos pronarëve të tij. Kjo ngjarje ndodhi në Cebu, në Filipine.
“Është mësuar të hipë në automjete, por gjithmonë me ne”, shpjegojnë pronarët e tij për mediat lokale. Ndërkohë pamjet filmike kanë bërë xhiron e botës në rrjetet sociale./abcnews.al