Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ngushëlluar familjen Veseli për humbjen e babait të tyre, Faik Fazliu.
“Në emër të Kuvendit të Kosovë po i shpreh ngushëllime familjes Veseli, të babait të tyre dhe të kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli”, u shpreh Konjufca.
Ngushëllime në Kuvend për humbjen e babait të Kadri Veselit, ka shprehur edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
“Para fillimit të kësaj seance po ju informojë se para disa orësh ka ndërruar jetë Fazli Veseli. Ai dhe familja e tij ishin të përndjekur nga regjimi i Millosheviqit. Ai ishte edhe babai i Kadri veselit. Ai fatkeqësisht nuk e pat afër as djalin e tij me të vogël”, ka thënë ai.