Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Situatë e rëndë në Indi, 930 të vdekur në një ditë dhe mbi 43 mijë raste me Covid

schedule08:24 - 7 Korrik, 2021

schedule 08:24 - 7 Korrik, 2021

Situata në Indi vijon të jetë në nivele alarmante. Ministria federale e shëndetit tha të mërkurën se 930 pacientë të tjerë kishin vdekur në 24 orët e fundit. Gjithashtu janë konfirmuar 43,733 raste të reja me Covid.

Megjithatë, shifrat e publikuara nga autoritetet shëndetësore indiane javën e kaluar tregojnë se kurba e valës së dytë të pandemisë së re të koronavirusit është në rënie.

Rastet aktive janë ulur në 459,920.Numri i të vdekurve në vendin aziatik ka arritur në 404,211 nga një total prej 30,66 milion infeksione, sipas të dhënave zyrtare.

India ka numrin e dytë më të lartë në botë të infeksioneve dhe numrin e tretë më të lartë të viktimave në planet. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!